Rama kundra Ramës: çfarë perversiteti kriminal!

0

Nga Petrit Vasili.

Sot që i duhet të vjedhë votat, Edi Rama dhe kamikazët e tij në KQZ, si idiotër që janë, e rrëzuan vetë dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Po çfarë standarti predikonte po i njëjti Edi Rama në 4 tetor 2018 në emisionin Real Story, kur bëhej fjalë për marrëveshjen e detit me Greqinë?!

Edi Rama thoshte me gojën plot me zë e figurë: “Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Edi Rama.

Pra sot Edi Rama dhe kamikazët e tij socialiste në KQZ, duke respektuar ato që ka thënë i njejti Edi Rama, së pari duhet të zbatonin pikë për pikë dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve.

Së dyti, po këta Edi Rama dhe KQZ, të regjistronin ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kur ajo të ngrihej, ta shqyrtonte dhe të prisnin vendimin e saj.

Por sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën aq sa qe del si karagjoz politik edhe kundra vetes duke u diskredituar totalisht. Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën, do të thotë që nuk ka asnjë respekt ndaj vetes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.