Rama “lëshon” Valdrin Pjetrin: Përgjegjësi individuale, jo e PS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet për arrestimin dhe dënimin e Valdrin Pjetrit për drogë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se e ka përjashtuar Pjetrin nga PS-ja, duke thënë se deri sa e vërteta të dalë në shesh, rrugët janë të ndara.

Në vijim reagimi i plotë i Ramës: 

Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.