Home Politike Rama nis ditën me pamje piktoreske nga Puka, komentuesit e ”kryqëzojnë” me...

Rama nis ditën me pamje piktoreske nga Puka, komentuesit e ”kryqëzojnë” me hallet e tyre

0

Kryeministri Edi Rama e nis mëngjesin e kësaj të mërkure, me një pamje piktoreske nga qyteti i Pukës.

Duke publikuar një foto të Liqenit të Pukës në Facebook, ai shkruan se u kthye në pjesë integrale e qendrës së qytetit përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje piktoreske të liqenit të Pukës, kthyer në pjesë integrale e qendrës së qytetit përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por, komentuesit nuk kanë vonuar të reagojnë menjëherë pas mesazhit të Ramës. Ata i kujtojnë rrugët problematike për shkak të reshjeve dhe borës, si dhe mungesën e dritave.

“Populli nuk ka bukë të haj, ti na tregon foto pa lidhje me realitetin e hidhur shqiptar, kur njerëzit nuk kanë punë, nuk kanë asnjë përkrahje nga shteti, kur nuk kanë të hanë, nuk i hyjnë në sy rrugët dhe lulishtet apo fasadat”, shkruan një prej komentuesve.

Ndërsa një tjetër i drejtohet me këtë koment: “O Edi kemi 15 orë pa drita ore, si do bëhet rri aty në Tirançë ti ngrohu, po ne nga Librazhdi që jemi pa drita si t’ja bëjmë”.

Ndërsa dikush tjetër ironizon me shkatërrimin e Valbonës. “Uaaa shumë bukur, tamam si para shkatërrimit të Valbonës e shumë çkaje tjetër”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.