Home Politike Rama: Nuk ka projekt për një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Rama: Nuk ka projekt për një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ekziston një projekt për të ndërtuar një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar.
Rama tha se do të ketë një Teatër të ri Kombëtar.

Kreu i qeverisë, bëri me dije se kjo është një pjesë e një historie të 20 viteve më parë. Sipas tij, 20 vite më parë kishte shumë protagonist dhe pjesë e këtij makthi, 20 më pas janë shfaqur të tjerë me këtë makth.

Kryeministri sqaroi se puna nuk qendron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.

“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shëmbet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godiën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”,-tha Rama në “Opinion”.

Ai tha se në pamundësi për të realizuar një teatër të ri, pasi kushton shumë shtrenjtë, mund të ketë një plan të tillë, por nuk është ky rasti.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.