Rama pritet me protesta në Kukës, çahet kordoni i policisë

0

Nën thirrjet “Ik, ik, ik, ik” mbështetësit e opozitës në qytetin e Kukësit kanë nisur marshimin protestë.

Protesta e tyre vjen pak minuta para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës elektoral.

Qytetarët janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit.

Policia është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Por kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.