Home Politike Rama replikë me komentuesin: Tërë Kadrinjtë tanë një feçkë kanë

Rama replikë me komentuesin: Tërë Kadrinjtë tanë një feçkë kanë

0

Kryeministri Edi Rama vijon të komunikojë me ndjekësit në rrjetet sociale duke u kthyer përgjigje komentuesve në faqen e tij zyrtare.

Rama në rubrikën “Përgjigja ime” ka replikuar me komentuesin me emrin Kadri Veseli, i cili etiketon një tjetër komentuese si “Trushpëlarë të Rilindjes”.

Në komentin të cilit i kthen përgjigje shefi i qeverisë, komentuesi ka listuar disa problematika që shqetësojnë shqiptarët.

“E dashur Domenika, Kadriu nuk është Kadriu, por një gojështhurur i paepur, që fshihet pas emrit Kadri. Ai mund të jetë Fahri, Artur, Qimi, Nikollë,Ylli, por Kadri jo. Kadri është thjesht pseudonimin i tij. Mund të jetë fare mirë edhe Lulzim apo një lule tjetër çfarëdo e ferrës sonë të madhe e katundit tonë politik. Shkurt muhabeti është kush është në certifikate, një Kadri apo Kadrinjtë tanë, që të quan ty tru shpëlarë të Rilindjes. Ti more zoti Kadri tregon për së largu se çfarë je. Tërë Kadrinjtë tanë një feçkë kanë. Të lirë janë edhe kafshët e pyllit zoti Kadri, por kjo nuk e bën lirinë e tyre një garanci për njëra tjetra”, shprehet Rama.

PERGJIGJA IME

Posted by Edi Rama on Thursday, November 8, 2018

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.