Home Kryesore Rama shembi pallatin e vjehrrit të Bashës, Strasburgu ndëshkon shqiptarët

Rama shembi pallatin e vjehrrit të Bashës, Strasburgu ndëshkon shqiptarët

0

Gjykata e Strasburgut ka rrezuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë në vitin 2013 për ndërtimin e ‘Lungomares’. Gjykata e Strasburgut ka vendosur në mënyrë unanime se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar nga shembja e pallatit.

Sipas vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguajë 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt.

Vendimi hap një precedent për çdo qytetar prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.

Duhet theksuar ama, që deri tani qeveria shqiptare nuk ka dhënë as edhe një qindarkë për të dëmtuarit.

Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë është rrafshuar përfundimisht pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Shembja e pallatit me pronar vjehrrin e Lulzim Bashës shkaktoi shumë debate, ndërsa çështja u dërgua në Strasburg.

Seanca e 27 majit 2017 në Strasburg

Çështja e ashtuquajtur ‘Pallati i Bashës’ i cili u prish në qytetin e Vlorës në 2013, ka përfunduar në Gjykatën e Starsburgut. Shteti, ose qeveria që në këtë rast janë pala e paditur përfaqësoheshin nga Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, ndërkohë që pala paditëse përfaqësohej nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Në videon e publikuar (shikoje duke klikuar këtu) nga faqja zyrtare e ‘Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut’, dëgjohet e gjithë seanca gjyqësore ku kuptohet se bëhet fjalë për 6 nene të shkelura dhe siç një nga gjyqtarët thotë, disa fakte janë fshehur. Nga reagimi i deritanishëm i gjyqtarëve pritet që vendimi të jetë në favor të pronarëve të godinës së njohur si “Pallati i Bashës” për shkak se ndërtuesi është vjehrri i kryetarit të opozitës.

Ballanca ka qenë edhe avokate e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha në gjyqin e hapur ndaj ish-kryeministrit për akuzën e shpifjes nga ana e Aneta Ramës, nëna e kreut aktual të qeverisë Edi Rama. Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe kreun aktual të PD Lulzim Basha në kohën që ky i fundit ka qenë ministër i Transporteve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.