Home Politike Rama: Të shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë, t’i zëvendësojmë me struktura informimi

Rama: Të shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë, t’i zëvendësojmë me struktura informimi

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fermerët nuk përfitojnë nga fondet pasi nuk kanë informacion dhe nuk dinë ti marrin. Për këtë tha Rama duhet të shkrihet Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo të zëvendësohet me struktura informimi.

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit Bujqësor, Rama i bëri thirrje atyre që të përfshihen në asistencën e fermerëve për  të plotësuar dokumentacionin për të marrë fondet.

Rama: Ky proces është një proces ku ne duam të rrisim kapacitetin e dijes në këtë vend. Ju themi fermerëve ja ku i keni fondet, hajdeni merrini. Nuk i marrin dot nëse nuk dinë sesi merren sepse së pari duhet të informohen. Mënyra si është e organizuar prej shumë kohësh struktura jona e informimit nuk funksionon.

Prandaj unë kam qenë dhe mbetem i paduruar që shikoj të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here