Home Aktualitet Dritë jeshile për Shqipërinë, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave

Dritë jeshile për Shqipërinë, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave

0

Shqipëria duket se është shumë afër hapjes se negociatave, lajm që do të mësohet ditën e nesërme në raportin vjetor të Komisionit Evropian.

Në këtë konkluzion ka arritur dhe EU Observer, e cila në parashikimet citon raporte të brendshme të Bashkimit Evropian.

Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por abuzimet e të drejtave të njeriut nënkuptojnë se negociatat e Turqisë duhet të mbesin në pritje, është kjo nisja e një shkrimi nga EU Observer.

“Në dritën e progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë”, komisioni do të thotë në raportin e saj të zgjerimit vjetor, që do të dalë të martën, thuhet me tej në këtë shkrim.

euobserver

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here