Rexhep Qosja mesazh për Kico Blushin: Pata fatin ta njoh

0

Në një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Kico Blushi, akademiku Rexhep Qosja ka çmuar rolin e tij si skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor.

“Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.”- shkruan Rexhep Qosja, ndërsa shton se vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar.

Në përfundim akademiku Qosja shpreh ngushëllimet e tij familjarëve, miqve e dashamirëve të tij.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.