Rihapen tratativat, mbrojtësi i kombëtares lë Seria A për kampionatin turk

Rihapen tratativat për transferimin e Frederic veselit te skuadra e Denizlispor. Mbrojtësi i kombëtares sonë, i cili aktivizohet te skuadra e Empolit para disa ditësh ishte një hap larg transferimit në Turqi te e njëjta skuadër, por në fund e refuzoi si destinacion.

 

Faqja e “Gianluca Di Marzios” raporton se tashmë ky transferim mund të kryhet me sukses. Edhe pse ka qenë një titullar fiks sezonin e fundit te Empoli, mesa duket në edicionin e ri, ai do të transferohet në Turqi, në një kampionat më të dobët, ku mund të jetë më shumë protagonist. /R.Lika-Koha Jone/

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.