Home Kryesore Rikthehet shiu, zonat që rrezikojnë përmbytjen

Rikthehet shiu, zonat që rrezikojnë përmbytjen

0

Teksa fundjava që lamë pas u karakterizua nga mot me diell dhe temperatura deri diku të larta, krejtësisht ndryshon situata në këtë ditë të parë të javës.

Prej sot nisin reshjet, të cilat do të jenë më të dendura në zonën e Shkodrës e të Lezhës, e për pasojë sjellin shtim të prurjeve në basenin Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.

E rrezikuar nga përmbytjet do të jetë ultësira e Nën Shkodrës dhe kryesisht qarku i Shkodrës.

Parashikimi i plotë nga IGJEUM

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e hënë, dt.12) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit por ZVOGËLIM të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së sotme, por me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditën (e hënë, dt.12).

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve

RESHJET

Sot (e hënë, dt.12) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan mesatare deri lokalisht intesive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten gjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

në vendet malore: 6 / 16 °C.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here