Home Sociale Rritet çmimi i librave për nxënësit në këtë vit të ri shkollor

Rritet çmimi i librave për nxënësit në këtë vit të ri shkollor

0

Sipas katalogut, të publikuar nga Ministria e Arsimit, librat kanë pësuar një rritje çmimi për këtë viti të ri shkollor (2017 – 2018), që për disa tekste shkon deri në 20 lekë.

Kështu nëse libri i gjuhës shqipe për klasën e pestë vitin e kaluar ishte 521 lekë këtë vit do të kushtojë 10 lekë më shumë pra 530 lekë.

Në tërsi paketa e librave të klasës së 5 një vit më parë kushtontë 2635 lëkë këtë vit të ri shkollor do të kushtojë rreth 60 lekë më tepër ose 2695 lekë

Ndërsa për klasën e gjashtë, e cila ka edhe më tepër tekste paketa nga 3.849 lekë do të pësojë një rritje më afro 100 lekë duke shkuar 3.950 lekë.

Të njëjtën rritje të lehtë kanë pësuar po ashtu edhe librat e klasave te tjera si dhe gjimnazet.

Të përjashtuar këtë vit nga blerja e teksteve janë nxënësit e fillores për të cilët blerja e librave mbulohet në masën 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit. Tekstet nxënësit do ti duhet ti kthejnë sërish në përfundim të vitit shkollor.

Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit distributorët ose botuesit bëjnë furnizimin e drejtpërdrejtë në shkollë sipas porosisë zyrtare të marrë. Furnizimi duhet të përfundojë detyrimisht 10 ditë kalendarike para datës së fillimit të vitit shkollor.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.