Home Bota Rusia do hapë qendër kërkimore bërthamore në Etiopi

Rusia do hapë qendër kërkimore bërthamore në Etiopi

0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, njoftoi se në Etiopi do të themelojnë qendër shkence dhe teknologjie për hulumtime bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov, në Etiopi të cilën e viziton në kuadër të turneut në Afrikë, u takua me homologun e tij Workneh Gebeyehu.

Në një konferencë për mediat, Lavrov, tha se do të themelohet një qendër e shkencës bërthamore dhe teknologjisë në Etiopi, për të bërë hulumtime në energji, shëndetësi si dhe në sferat tjera.

Ai duke theksuar se nuk ka një datë se kur do të filloj së funksionuari qendra, tha se krahas zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Etiopinë dëshirojnë që të rrisin edhe mbështetjen në sferën e arsimit.

“Në bisedimet tona arritëm marrëveshje që diplomatët etiopian të marrin trajnime në akademinë e diplomacisë në Rusi”, u shpreh Lavrov.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Etiopisë, Gebeyehu, duke theksuar se numri i studentëve etiopian që arsimohen në Rusi arrin në 13 mijë, tha se këta studentë kanë detyrën e urës lidhëse mes dy vendeve.

Ai gjithashtu u shpreh se presin që kjo vizitë të jetë një pikë kthese për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Etiopisë.

Agjencia e Energjisë Nukleare të Rusisë (Rosatom) dhe Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë e Etiopisë, vitin e kaluar kishin nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në sferën e energjisë nukleare.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.