Home Sport Salah modest: Nuk jam ende në nivelin e Messit e Ronaldos

Salah modest: Nuk jam ende në nivelin e Messit e Ronaldos

0

Ylli i Liverpoolit ka pasur një sezon mbresëlënës, por insiston se ende nuk mund të krahasohet me dy ikonat e futbollit botëror.

Mohamed Salah insiston se ende nuk mund të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke thënë se duhet të jetë vazhdimisht në këtë formë, për shumë vite me radhë.

Salah ka qenë në formë fantastike në sezonin 2017/18, duke shënuar 32 gola në 36 paraqitje në Premierligë, për të thyer rekord historik.

Ai ka fituar shumë çmime, lojtari më i mirë në Premierligë për sezonin që po lëmë pas, teksa së fundmi fitoi edhe Këpucën e Artë.

Por, Salah insiston se për t’u krahasuar me Leon e Cristianon, duhet të qëndrojë në këtë formë për shumë vite.

“Jo aspak”, u përgjigj Salah kur u pyet nëse e shqetësojnë këto krahasime. “Por, nuk dua të them që jam i lumtur me këso lloj krahasimesh, sepse secili prej tyre ka qenë në top formë për 10 ose 11 vite. Paraqitjet e tyre janë stabile”.

“Kështu që më duhet të rris nivelin dhe të qëndroj për shumë sezone. Shpresoj që mund t’ia arrij qëllimit. Definitivisht, ata janë lojtarë të shkëlqyer”, shtoi mes tjerash Salah

Messi ka shënuar 45 gola këtë sezon në të gjitha garat, kurse Ronaldo 43. Salah, në anën tjetër, ka realizuar 44.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here