Home Sport Salah po kërkon strehë në Madrid…

Salah po kërkon strehë në Madrid…

0

Salah është duke kërkuar shtëpi në Madrid, ai është i lumtur me interesimin e Realit dhe është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për t’i thënë ‘po’ Los Blancos, bën të ditur Don Balon.
40 gola në të gjitha garat, 30 në Premierligë dhe një ndër favoritët për të fituar “Këpucën e Artë”, Mohamed Salah, po shijon një sezon ëndrrash që në debutim me Liverpoolin.

Forma fantastike që po kalon 25 vjeçari në Angli, ka ngjallur interesimin e shumë klubeve Evropiane dhe në mesin e tyre është edhe Real Madridi.

Sipas Diario Gol, lojtari ka nisur të kërkojë për shtëpi në Madrid para transferimit në kryeqytetin e Spanjës.

Ish shoku i skuadrës, Philippe Coutinho, e ka informuar Lionel Messi që të bëhen gati pasi Real Madridi do ta transferojë anësorin egjiptian.

Coutinho vazhdon të komunikojë me lojtarët nga “Anfield” dhe ai tashmë e di të ardhmen e Salahut.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here