Home Politike Salianji për “Babalen”: Në prokurori edhe Basha

Salianji për “Babalen”: Në prokurori edhe Basha

0

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte sot në Prokurori me cilësinë e të akuzuarit për “kallzim të rremë”. Ai u morr në pyetje nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja. Po ashtu ai u pyet edhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për çështjen, “Babalaja”.

Dëshmia e tij ka zgjatur gati dy orë. Për gazetarët jashtë dyerve të prokurorisë Salianji u shpreh se rrjedha e hetimit ka ndryshuar.

“Prokurorët ishin shumë të qartë dhe pa asnjë lloj dileme. Unë sot jam person në hetim për shkak se kallëzuesi, viktimë më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ. Agron Xhafaj viktima kallëzuese nuk ka ardhur si person në hetim por si person që na kallëzuar ne. Rrjedha e hetimit ka ndryshuar. Kam dhënë dhe fakte të tjera që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin.

Pyetjes se cilës video i besojnë Fredi Alizotit, videos së parë apo të dytë Salianji u përgjigj: “Unë besoj në Zot tek Alizoti beson Edi Rama”

Në Prokurori edhe Lulzim Basha

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Prokurori për dy çështje të ndryshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Ervin Saljanji.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje. Por ndërkohë në të njëjtën ditë por jo në të njëjtin orar, deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen Babalja.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.