Home Politike SARANDË/ Rama: Grabitqarët e pronave, do të verifikojmë titujt e pronësisë!

SARANDË/ Rama: Grabitqarët e pronave, do të verifikojmë titujt e pronësisë!

0

Kryeministri Edi Rama ka trajtuar në takimin e zhvilluar këtë të premte në qytetin e Sarandës, çështjen e agroturizmit e atë pronësisë. Rama e trajtoi agroturizmin si një pikë shumë të rëndësishme të zhvillimit të Sarandës, duke thënë se emigrantët e vendit duhet të nxiten gjithnjë e më shumë që të kontribojnë në zhvillimin e tij. Ndërsa sa i takon çështjes së pronësië, ai ritha për banorët sarandiotë se brenda pak ditësh do të bashkohet ALUIZNI dhe Hipoteka, masë e ndërmarrë kjo e cila sipas tij do t’i lehtësojë qytetarët e vendit.

“Brenda këtij mandati, zyrat e hipotekave do të jenë zyra model. Ka ende shumë probleme, por ka filluar të ndryshojë dhe kjo kuptohet nga numri i shërbimeve që kanë marrë përgjigje. Verifikimi i titujve të pronësisë do të zgjidhë problemet me grabitqarët e pronave”, tha Edi Rama, Kryeministër

Edhe në këtë takim, kryeministri nuk i la mënjanë batutat e tij. Teksa një 63-vjeçare e informoi atë për problemin që ka hasur me njohjen e pronësisë së shtëpive të saj, Rama u shpreh: Po të lindësh socialiste nuk ka gjë që nuk di, po të lindësh demokrate këtu ndryshon puna. Për zgjidhjen e problemeve të këtij lloji, Edi Rama e rivendosi sërish theksin tek platforma e bashkëqeverisjes (Shqipëriaqëdua.al).

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.