Home Kultura Sëmundja e rëndë, shuhet regjisori i madh italian, Bernardo Bertolucci

Sëmundja e rëndë, shuhet regjisori i madh italian, Bernardo Bertolucci

0

Një nga regjisorët më të shquar të kinemasë italiane dhe botërore, si i filmave të famshëm, “Tango e fundit në Paris” dhe “Perandori i fundit”, ndërroi jetë në Romë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Është shuar në moshën 77-vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët më të shquar të kinemasë italiane dhe botërore. Regjisori i më shumë filmave të famshëm, “Tango e fundit në Paris” dhe “Perandori i fundit”, ndërroi jetë në Romë, pas një sëmundjeje të rëndë. Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve dhe që pati ndikim në shoqëri duke thyer shumë tabu.

Vdekjen e regjisorit e konfirmoi publicisti i tij Flavia Schiavi, i cili ka thënë se Bertolucci ka ndëruar jetë në ora shtatë të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundjeje nga kanceri. Në dekadën e fundit, ai ka lëvizur vetëm me karrocë si pasojë të një operacioni të pasuksesshëm të diskut herniuar.

Një deklaratë e Bertoluccit vitin e kaluar shkaktoi polemika të mëdha në opinionin botëror pasi zbuloi detajet kryesore të skenës së përdhunimit në filmin “Tango e fundit në Paris”, me protagonist kryesorë aktorët Marlon Brando dhe Maria Schneider, duke thënë se skena ishte mbajtur e fshehtë nga aktorja deri në xhirimin aktual, me qëllim të vetëm që të nxirrte një reagim sa më të mllefosur nga aktorja. Bertolucci pranoi se kishte qenë i tmerrshëm ndaj Schneiderit, megjithatë mohoi të ndjente një keqardhje për veprimet e tij.

Filmi “Perandori i fundit” ka fituar 8 çmime Oscar – si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi më i mirë, muzika dhe skenari i adaptuar.

rr.zh

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.