Home Politike “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë”, Idrizi: Dje shteti pushoi së ekzistuari

“Sëpatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë”, Idrizi: Dje shteti pushoi së ekzistuari

0

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi duke reaguar pas ngjarjeve të rënda që u shfaqën dje në Bularat, teksa në varrimin e Kacifas u lëshuan thirrje të papranueshme antishqiptare, ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Me një deklarate për mediat, ai e ka quajtur të papranueshme dhe alarmuese faktin që dje në jugun e vendit ra shteti.

“Dje u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme për shtetin atë të cenimit të integritetit të vendit, dje pushteti shqiptar pushoi së ekzistuari në jug, ku u dëgjuan thirrjet “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëvë shpiptarë, Vorio Epiri është Greqi. Turp dhe për ata deputete shqiptarë e grekë që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahinë shekullore e Camërisë”- tha Idrizi.

Ai ka kërkuar që të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm institucionet e sigurisë, SHISH, SHIU, MB, MM por edhe për financimet sekrete greke të një pjesë të medias.

“Është indinjuese për cdo shqiptar të shohë rënien e shtetit shqiptar në jugun e vendit, ngjarje të tilla i kanë parë 1914, 1940, 1997, por kurrë nuk i pranojmë ti shohim të përsëritura në 2018. Nëse nuk e vendosni dot shtetin për garantimin e integritetit, na e thoni se do ta mbrojmë ne vetë”- tha ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.