Home ShowBiz Sheikë, miliarderë, politikanë shqiptarë, zbulohet më shumë nga libri i Bleona Qeretit

Sheikë, miliarderë, politikanë shqiptarë, zbulohet më shumë nga libri i Bleona Qeretit

0

Këngëtarja Bleona Qereti prej kohësh ka lajmëruar se po shkruan një libër, për të cilën u fol shumë në rrjete sociale.

Është shkruar se në libër do të flitet për të dashurit e Bleonës. Por në fakt e vërteta qëndron ndryshe dhe këtë e ka treguar më së miri vetë Bleona në një intervistë për ‘Telegraf’.

‘Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë. Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot. Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar. Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale’,- shprehet këngëtarja.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.