Home Aktualitet Shembet tavani gjatë punës, plagoset rëndë shqiptari në Itali

Shembet tavani gjatë punës, plagoset rëndë shqiptari në Itali

0

Një 52-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi u shemb tavani prej qelqi i një depoje industriale mbi të cilën po ecte. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 në rrugën “Lunga” në komunën italiane Montemurlo (Prao).

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë plagë të mëdha në kokë. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spitalin “Santo Stefano” në Prato. Ndërkohë policia po vijon hetimet rreth ngjarjes në fjalë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.