Home Kryesore Sherr live mes kryeministrit Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj para kryeministrit kososvar

Sherr live mes kryeministrit Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj para kryeministrit kososvar

0

Edi Rama shquhet për mënyrën edhe të dhunshme të komunikimit me vartësit. Por ministri Fatmir Xhafaj nuk është ministër dosido; ai ka karrierë, integritet dhe investim në PS. Plus kësaj se nuk është i kollajshëm për ti bërtitur. Por dje duket se nervat dhe tensioni mes kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm nuk ka qenë normal.

Ishte mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në qytetin e Korçës, ku janë nënshkruar dhe 12 marrëveshje.

Megjithatë duket se edhe në këtë takim ku e gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek dy kryeministrat dhe tek qëllimet që do të parashtrojnë si synime për tu arritur në vijim nga të dy vendet, Kryeministri i Shqipërisë duket se nuk i ka mbaruar bisedat e rëndësishme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruan edhe foxweb.

Tek sa zbresin shakllët e godinës së bashku me Haradinajn, kryeministri Rama është ndalur në shkallë dhe zhvillon një bisedë të tensionuar me Xhafajn që duket nga gjestikulacioni i tij, (lëvizja e duarve), ndërkohë që Haradinaj pret prapa i “bllokuar” nga Rama. Dëshimtarë në shkallë, të cilët nuk duan t’iu dalë emri në media tregojnë nën zë se në një moment ministri Fatmir Xhafaj i është drejtuar kryeministrit: Kujdes me mua se nuk jam Saimir Tahiri!

Edi Rama ka thënë diçka nën dhëmbë, që nuk është dëgjuar saktësisht, por duket si një reagim se “do ta shohim dhe punën tënde!”.

Dëshmitari në shkallë shton se ministri Xhafaj i ka luajtur dorën duke shtuar se ” me mua nuk punohet kështu!”, kurse Rama në qindat e sekondës e ka mbyllur me një “Ok ok, kujdes se ke mediat e kazanit këtu!”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.