Home Aktualitet Sherri me armë në Vlorë/ Identifikohen 3 autorët

Sherri me armë në Vlorë/ Identifikohen 3 autorët

0

Policia e Vlorës ka zbardhur plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në një lokal.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë tre autoret e identifikuar, por edhe i plagosur pasi gjatë një kontrolli këtij të fundit i është gjetur një sasi me fara kanabisi.

Njoftimi i policisë

Identifikohen autorët të cilët ditën e djeshme plagosën me armë zjarri një shtetas, në lagjen “Pavarësia”.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D)., kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.

Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve:
N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë,
G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe
M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ”Porsche” e ”Range Rover”.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L.(D), të parashikuar nga nenet 88 e 25, 278/1 dhe 283 të Kodit Penal.

Sherr brenda lokalit, vlonjatin e plagosin me armë. Policia jep detajet (emri+ foto)

Qyteti i Vlores eshte tronditur serish mesditen e sotme, pas te shtenave me arme zjarri ku nje person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ në abmientet e një lokali dhe paraprakisht i plagosur ka mbetur nje 33 vjecar i identifikuar si Roland Danaj, nga Llakatundi i Vlores.

I plagosuri mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per plagosjen.

Autori eshte larguar menjehere pasi ka shtene mbi te riun. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e tij.

Informacioni i policise

Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.

Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.