Shkatërrohet “Trekëndëshi” i kanabisit në Gjirokastër, arrestohet organizatori dhe financuesi

Policia e Gjirokastrës informon për shkatërrimin e një grupi të mirëorganizuar që merrej me kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike është ndaluar në Gjirokastër në kuadër të një operacioni të koduar “Trekëndëshi”

Operacioni, i cili ka pasur një kohëzgjatje 6 mujore u finalizua në datën 8 dhe 9 nëntor 2019 me  ekzekutimin e 5 urdhëra ndalimi, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur nëkërkim.

“Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” informon policia e Gjirokastres

Mes të arrestuarve është dhe organizatori dhe financuesi i farave te bimëve narkotike.

Janë arrestuar

– B.S., 45 vjeç,  banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”.(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

– E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”;

– B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– T.D., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në kërkim

Për katër shtetasit E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. kishte urdhër ndalimi por gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa. Po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit  janë  proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Operacioni 6 mujor
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit,  janë proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor “Trekëndëshi”, prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

– Në datën 24.05.2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

– Në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike” shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

– Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

– Në datën 08.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– Në datën 09.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve  të kryera  u kap shtetasi i shpallur në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas  iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Policia informon se operacioni vijon.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.