Shkrimi i DW/ Meta: Ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor

0

Presidenti Ilir Meta i quajti imagjinare zgjedhjet lokale 2019 që pritet të zhvillohen këtë të dielë, më 30 qershor. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ka fuqi juridike ndaj dekretit për shfuqizimin e kësaj date, tha Meta.

Në një konferencë urgjente për mediat të zhvilluar të martën në mëngjes (25.05.2019) presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha, se “ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor”. Presidenti Meta zhvlerësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, institucionit më të lartë ligjor në Shqipëri për zgjedhjet duke e quajtur “një truk procedural, një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik”.

“Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte vlefshmërinë e dekretit të presidentit, sepse një tagër të tillë nuk ia lejon kushtetuta. Vendimi i marrë nuk mund të prodhojë një efekt juridik qoftë për dekretin qoftë për zgjedhjet. Vendimi i djeshëm është i orkestruar, i marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik”, tha Presidenti Meta. Ai vuri në dukje, se shfuqizimi i datës 30 qershor synoi të anulonte “një proces zgjedhor monist”, që ligjërisht nuk ekziston më në Republikën e Shqipërisë. Presidenti Meta tha se dekreti i tij “është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë”. “Vetëm Gjykata Kushtetuese, vetëm ajo, mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës”, theksoi Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.