Home Sport Shorti i kualifikueseve “Euro 2020”, ja vendi i Shqipërisë

Shorti i kualifikueseve “Euro 2020”, ja vendi i Shqipërisë

0

Me përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, skuadrat europiane përgatiten tashmë për shortin e Kualifikueseve për Europianin 2020, që do të hidhet në “Convention Centre” të Dublinit.

Edhe Kombëtarja shqiptare i ka hedhur sytë nga Irlanda për të mësuar fatin e saj, duke parë edhe fushatën e dobët që zhvilloi gjatë Ligës së Kombeve, ku u rendit e treta në grupin 1 të Ligës C, pas Skocisë e Izraelit.

Ishte pikërisht kjo paraqitje zhgënjyese, që e bëri Shqipërinë të zbresë në vazon e katërt të kualifikueseve, ku është së bashku me Hungarinë, Rumaninë, Greqinë, Malin e Zi, Qipron, Estoninë, Slloveninë, Lituaninë dhe Gjeorgjinë.

Për sa i përket Kosovës, që është e kualifikuar në “Final Four” të Ligës D, ajo ndodhet në vazon e pestë të fazës së Kualifikueseve të Europianit, me Maqedoninë, Bjellorusinë, Luksemburgun, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Moldavinë, Gjibraltarin e Ishujt Faroe.

Vlen të theksohet se Kosova është ende në garë për kualifikimin e drejtpërdrejtë në Europian nga Liga e Kombeve, duke qenë se u kualifikua për në “Final Four” të Ligës D, si fituese e grupit të saj.

Skuadrat europiane janë ndarë në 6 vazo në total, të cilave i shtohet edhe ajo e Ligës së Kombeve, ku janë skuadrat e Holandës, Zvicrës, Portugalisë dhe Anglisë, që në qershor do të diskutojnë edhe trofeun e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s.

Në fazën kualifikuese, skuadrat do të ndahen në 10 grupe; 5 do të jenë të përbëra nga 5 skuadra, ndërsa 5 të tjerat me nga 6 ekipe. Kualifikohen për më tej 20 ekipe, dy të parat e çdo grupi, që do t’iu bashkohen 4 ekipeve të dala nga fazat finale e Ligës së Kombeve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.