Home Sport Shpallet futbollisti më i mirë i vitit

Shpallet futbollisti më i mirë i vitit

0

Në pritje për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll, Topin e Artë, për të cilin është favoriti kryesor, Luka Modric vlerësohet me një tjetër çmim të rëndësishëm.

Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e vendosi kapitenin e kombëtares kroate si më të mirin në vitin 2018.

Nënkampioni i botës me përfaqësuesen kroate ia doli të marrë më shumë pikë në vlerësimin e bërë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi dhe belgun Eden Hazard. Juria prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota vendosi të lërë jashtë podiumit portugezin Kristiano Ronaldo.

Përsa i përket diskutimit për portierët, më i miri i globit u vlerësua Courtois me 181 pikë, para francezit Lloris dhe veteranit Buffon, i cili e kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar.

Liga e Kampioneve e fituar me meritë në muajin qershor i dha Zinedine Zidane vendin e parë në renditjen e trajnerëve për klube. 296 pikë për francezin që po shijon pushimet luksoze pas dorëheqjes nga Real Madrid, dukshëm i distancuar nga Jurgen Klopp në vendin e dytë dhe Pep Guardiola në shkallën më të ulët të podiumit.

Në vlerësimin për trajnerët e kombëtareve nuk mund të kishte diskutime: Didier Deschamps që fitoi titullin kampion bote me Francën këtë verë u shpall më i miri.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.