“Shpërfytyroi’’ Albana Vokshin, politikania europiane “i tërheq veshin” Ramës

0

Ministrja e Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali ishte dje e pranishme në familjen e 13-vjeçares së përdhunuar në Kavajë. Videon ku shfaqeshin me zë e figurë prindërit e minorenes, Rama e publikoi në profilin e tij në Facebook.

Video mori reagime të shumta negative, ku një ndër to ishte edhe deputetja demokrate, Albana Vokshi.Kjo e fundit i kërkonte Ramës që të hiqte videon nga Facebook-u.

Kundërpërgjigja e kryeministrit qe e menjëhershme. Ai postoi një foto të fytyrës së Vokshit nga afër, teksa kishte vendosur një pikë tek hunda, ndërsa kishte theksuar edhe buzët.

Ai e shoqëroi postimin me linkun e videos dhe mbishkrimin:

VIDEOJA QE ALBANA SALI VOKSHi NUK DO QE TE SHIHNI”

Në lidhje me foton e transformuar, ka ardhur reagimi nga politikania e njohur europiane Doris Pack.

Kjo e fundit ka lëshuar akuza të forta ndaj Ramës, duke e kritikuar për gjuhën e dhunshme që ai përdor në rrjetet sociale kundër grave.

Ajo ka shkruar në Twitter:

Komentet në rrjetet sociale të Kryeministri të Shqipërisë Rama nëpërmjet të cilave sulmon gratë politikane, nuk janë vetëm degraduese të dëmshme dhe fyerje vetëm për ato, por nxisin dhunën kundër grave në një vend ku të drejtat e tyre, kërcënohen dhe shkelen çdo ditë!”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.