Home Aktualitet Shpërndanin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen tre persona

Shpërndanin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen tre persona

0

Sërish një goditje tjeter nga ana e policisë e një grupi trafikantësh që kishte zgjedhur shkollat në kryeqytet që të shisnin drogë.

Goditet një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave në Tiranë. Tre të rinj, njëri prej tyre 19 vjeç akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të  dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Shtetasit Gentian Kurti,  në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg. Gjithashtu në banesën ku keta shtetas  kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e  kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës material dhe  801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here