Home Kultura Shpërthen Ndriçim Xhepa: Artistët të mos largohen pa u rrafshuar godina

Shpërthen Ndriçim Xhepa: Artistët të mos largohen pa u rrafshuar godina

0

Ndërsa Teatri Kombëtar është përfshirë nga një valë tensioni, duket se aktori Ndriçim Xhepa ka qenë disi i veçuar nga takimet dhe mesazhet e forta publike.

Por kjo, nuk do të thotë se nuk i interesojnë problemet që shqetësojnë kolegët e tij.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, aktori Ndriçim Xhepa jep mendimin e tij në lidhje me zhvendosjen e trupës së TK pranë qendrës së re kulturore “Turbina”, por edhe për atë çka duhet bërë me godinën ekzistuese.

Xhepa është kundër largimit të trupës nga godina eksiztuese, deri në momentin ku projekti i ndërtimit të teatrit të ri të marrë udhë e të jetë në fazën finale. Aktori është i mendimit që Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri, në vendin ku sot ngrihen dy teatrot ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.

“Teatri Kombëtar, ai ekzistues, i ndërtuar nga italianët për një periudhë 20-25-vjeçare, i ka rezistuar kohës 75 vite, nuk besoj se do të kishte problem nëse do të qëndronte edhe 2-3 vjet, derisa kjo fazë e parë të ezaurohej. Në momentin që gjithçka është gati për fillimin e punimeve, atëherë do ta shihja të arsyeshme që trupa e teatrit, përkohësisht, vetëm përgjatë fazës ndërtuese të teatrit, të shkojë te “Turbina”- thote aktori i njohur.

Aktori thote se duhet nje godine e re qe te rroje 500 vjet. “Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet, që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”- thote ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.