“Shqiptarët të refuzojnë procesin farsë më 30 qershor”- Grupimi i Qendrës së Djathtë: Demokracia në rrezik! E vetmja alternativë është…

0

Grupi i Qendrës së Djathtë i përbërë nga disa parti , u kërkon qytetarëve që të mos bëhet pjesë e procesit farsë më 30 qershor.

Me anë të një deklarate, ky grupim thekson se Shqipëria pas tre dekadash, rrezikon të humbasë pluralizmin politik.

Ata thonë se e vetmja rrugë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, është qëndresa qytetare. Në këtë grupim bëjnë pjesë partitë: PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik.

Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.

Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare.

Për këtë arsye, Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike.

Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.