Shqiptari gjendet i pajetë në makinë, dalin dyshimet e para të policisë italiane

0

Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në Itali. Mediat italiane raportojnë se mjeti ka qenë i ndaluar në anë të një rruge. Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë me dije.

Ai është parë në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4.30, kur disa persona që kalonin aty ndalën dhe e konstatuan pa shenja jete. Makina ishte e ndaluar në rrugën provinciale 127, rrugën që lidh Tolentinin me San Severinon.

Policia dhe urgjenca që u thërrit konstatuan se ai nuk kishte shenja jete, ndërkohë që trupi u dërgua në morg në pritje të ekzaminimit për të përcaktuar shkakun.

Shkaku i vdekjes ende po shqyrtohet nga hetuesit, por dyshohet për ndonjë sëmundje që i ka dhënë goditje të menjëhershme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.