Home Bota Shqiptari nga Kosova, kandidat për asamblenë e Nju Jorkut

Shqiptari nga Kosova, kandidat për asamblenë e Nju Jorkut

0

Shqiptari nga Kosova, Vedat Gashi, është një nga kandidatët për asamblenë e Nju Jork, duke triumfuar në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork, duke marrë edhe emërimin nga demokratët. Në një lëvizje të papritur, partia, e cila në zgjedhjet e kaluar mbështeti Kevin Byrne, tashmë ka vendosur të mbështesë kandidatin e sapoardhur.

“Gashi është zëri i pavarur që kemi nevojë në një kohë kur komuniteti dhe kombi ynë janë shumë të ndarë“, tha Frank Mackay, kryetar i Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut. “Ne duhet të zgjedhim drejtuesit që i vlerësojnë njerëzit mbi partinë”, shton ai.

Gashi tashmë ka fituar mbështetjen e Familjeve të Punës dhe Barazisë së Grave partitë, së bashku me emërimin demokrat.

“Jam i nderuar dhe i kënaqur që kam mbështetjen e Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut,” tha Gashi, duke shtuar “Unë pres që të punoj me njerëz nga të gjitha anët për të bërë atë që është më mirë për distriktin tonë”.

Ai njihet si kontribuues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë. Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.