Home Kultura Shuhet në moshën 78-vjeçare shkrimtari dhe aktori i njohur shkodran

Shuhet në moshën 78-vjeçare shkrimtari dhe aktori i njohur shkodran

0

Isa Alibali, aktori dhe shkrimtari i njohur shkodran është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Alibali u lind më 26 janar 1940 në Shkodër. Ai u diplomua në në degën Gjuhë-Letërsi dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit.

Shkrimtari shkodran ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion. Për 13 vite rresht nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”. Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”.

Për nder të tij, do zhvillohen homazhe në hollin e Teatrit “Migjeni”, në datën 20 shtator 2018, ora 10.00 – 13.00.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.