Home Te ndryshme Simptomat e kancerit të zorrës që duhet t’i dini, edhe nëse jeni...

Simptomat e kancerit të zorrës që duhet t’i dini, edhe nëse jeni të rinj

0

Për shumë 20-vjeçar të shëndetshëm, kanceri nuk duket një rrezik serioz. Për më tepër që mosha mesatare për diagnozën e kancerit është 66 vjeç.

Por, vitin e kaluar një studim i ri nga Shoqata Amerikane e Kancerit ka zbuluar se shifrat e kancerit kolorektal (kanceri i zorrës së trashë dhe rektal) janë shtuar edhe tek mosha 20-30 vjeç. Të dhënat tregojnë se shumë të rinj po vdesin nga kjo sëmundje, që është shkaku i tretë i vdekjeve nga kanceri.

Ekspertët nuk janë të sigurt se cilët faktorë mjedisorë, gjenetikë apo të mënyrës së jetesës janë përgjegjës për shtimin e rasteve me kancer kolorektal tek të rinjtë. Megjithatë, një stil jetese e shëndetshme, ushqyerja mirë (dietë e pasur në fibra, me një sërë frutash dhe perimesh, dhe drithërash) dhe kryerja e aktivitetit fizik kanë një rol të rëndësishëm.

Studimet kanë treguar se kufizimi i mishit të kuq dhe të përpunuar gjithashtu është shumë  e rëndësishme, si dhe heqja dorë nga duhani dhe kufizimi i alkoolit.

Plus, probabiliteti i mbijetesës së kancerit të zorrës është rreth 92% nëse kapet në fazat e para, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Gjeni më poshtë disa nga shenjat paralajmëruese të kancerit të zorrës, që nuk duhet t’i injoroni, edhe nëse jeni të rinj.

Shfletoni galerinë…

Anemia

Anemia zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe. Tumoret e kancerit të zorrës mund të pengojnë furnizimin me qeliza të kuqe të gjakut. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu dobësi dhe lodhje.

Gjakrrjedhje rektale

Mund të vëreni gjak në jashtëqitje ose thjesht në letrën e tualetit pasi pastroheni. Ose jashtëqitja mund të jetë e errët, pasi gjaku është tretur në traktin gastrointestinal. Gjakrrjedhja rektale mund të shkaktohet edhe nga hemorroidet ose fisurat anale. Sido që të jetë, është mirë të flisni me mjekun nëse vëreni gjak në tualet.

Rënie drastike nga pesha

Tumoret mund të shkaktojnë humbje të oreksit, si dhe mund të alternojnë metabolizmin.

Vështirësi gjatë jashtëqitjes

Tumoret shpesh shkaktojnë bllokime që vështirësojnë daljen e jashtëqitjes. Ato mund të ndryshojnë gjithashtu formën e jashtëqitjes, që merr formën e lapsit. Mund të përjetoni edhe diarre. Flisni me mjekun nëse i vëreni këto ndryshime për më shumë se 4 javë.

 Dhimbje barku ose gazra

Nëse përjetoni më shumë dhimbje stomaku, sidomos kur shkoni në tualet, mund të jetë shenjë e kancerit të zorrës. Mund të keni gjithashtu shumë gazra.

/Burimi: Prevention/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.