Home Sport Skënderbeu i tregon Partizanit kush është kampioni!

Skënderbeu i tregon Partizanit kush është kampioni!

0

Ndeshja kryesore dhe ajo që mbylli javën e 10 në kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut u mbyll 0-2 për ekipin mik, që mori kështu kryesimin. Përballja mes dy pretendentëve për titullin solli edhe rokadën në renditje, me Demat e Kuq që u dorëzuan në një sfidë direkte, edhe pse kishin më shumë raste.
Dy skuadrat e nisën 90 minutëshin e “Selman Stërmasit” respektivisht në vendin e parë dhe të dytë, por e përfunduan duke ndërruar pozicionet. Asnjë gol nuk dhuroi fraksioni i parë i lojës mes Partizanit dhe Skënderbeut. Partizani kishte disa raste të me Asanin dhe Belicën por nuk mundi të shënojë në portën e Teqes ndërsa në skajin tjetër përpjekjet e Bregut ishin të izoluara nga pjesa tjetër e ekipit, dhe aspak efikase.
Në fraksionin e dytë trajneri i Skënderbeut hodhi në fushë Muzakën, dhe mesfushori i shpërbleu besimin në topin e parë që kapi. Pas një krosimi në zonën e vendasve, Muzaka shkarkoi në rrjetë të djathtën e tij duke ndëshkuar ish ekipin në golin e parë të ndeshjes. Partizani tentoi të rikthente barazpeshën me Malën dhe Bardhin por fati i keq dhe mungesa e koordinimit, i mohuan golin qindra tifozëve të pranishëm. Në minutat shtesë, Bregu shënoi sërish duke vulosur suksesin.
Skënderbeu merr vendin e parë me 1 pikë më shumë se Partizani. E vetmja notë negative e mbrëmjes së korçarëve ishte dëmtimi i mbrojtësit Kristi Vangjeli.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.