Home Sport Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

0

Skuadra angleze, Southampton ka shkarkuar trajnerin spanjoll, Mauricio Pellegrino

Southampton edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka prishur kontratën e trajnerit Mauricio Pellegrino, pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Spanjolli është larguar pas 30 ndeshjeve në krye të skuadrës dhe vetëm tetë para se të përfundonte ky sezon.

“Southampton mund të konfirmojë se sot ka prishur kontratën me trajnerin e skuadrës së parë Mauricio Pellegrino”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Pellegrino drejtimin e skuadrës e mori verën e kaluar, ku u transferua nga skuadra spanjolle, Alaves.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here