Home Politike Strazimiri: Ismail Qemalit do i vinte turp, me kryeministërin që ka Shqipëria

Strazimiri: Ismail Qemalit do i vinte turp, me kryeministërin që ka Shqipëria

0

Deputeti i Partisë Demoratike, Gent Strazimiri e ka cilësuar të turpshme deklaratën e Ramës për suksese të policisë, deklaratë e cila erdhi menjëherë pas shpërthimit me tritol në Shkodër.

Me anë të një statusi në Facebook, Strazimiri shkruan se deklarata e Ramës flasin për arritje imagjinare të policisë, ndërkohë që e vërteta tregon se në Shqipëri lulëzon krimi dhe droga.

Ndërsa shton se Ismail qemali do të ndihej i turpërua po ta merrte vesh kush ëhstë kryeministër i Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan Strazimiri:

Për turpin e tij, vetëm pak minuta pasi Shkodra u trondit nga shpërthimi i tritolit, Edi Rama flet për suksese të policisë së tij.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është në hetim për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, madje kërkohet ndihmë deri dhe nga FBI. Ministri aktual Fatmir Xhafa, është vëllai i një të kërkuari ndërkombëtarë për trafik droge.

Katër drejtues policie janë në kërkim, 128 të tjerë të raportuar nga shërbimet për trafik droge.

Për herë të parë mediat ndërkombëtare tregonin se si ndaheshin paratë e drogës mes kultivuesve dhe policisë.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të policisë, ngarkonin hashashin që trafikohej në Europë.

Për herë të parë në histori, në Policinë e Shtetit, kanë veshur uniformën trafikantë droge dhe kriminelë.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të lartë të policisë, fshihnin urdhërarrestet ndërkombëtare për “shokët e Edit”.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kreu i organizatës më të madhe kriminalo – mafioze është kryeministri i vendit Edi Rama.

E meqënëse i ka pasion raportet ndërkombëtare, “shoku I Visit” që ndyu sot festën e policisë, mjafton të shohë çfarë shkruan CIA në përditësimin më të fundit.

“Është zgjeruar prodhimi i kanabisit,

Shqipëria rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë.

Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëve”.

Ndërkohë, Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin e vitit 2017 për Shqipërinë, ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend.

Raporti i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave, që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se, kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit në fillim të ketij viti, thotë se: “Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar. Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun Europian. Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane. Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën. Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri. Dhe së fundmi, EUROPOL-i thotë se, tregu i drogës në Bashkimin Europian, është 24 miliardë euro dhe se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimit të parave dhe trafiku i drogës është rritur.

Ismail Qemali, do të ndihej i turpëruar kush mban postin e kryeministrit të këtij vendi dhe se si i referohet fjalëve të tij, ai që shkaterroi çdo vlerë morale dhe profesionale në Policinë e Shtetit e që po kalb këtë shoqëri me shembujt që promovon…si vetvetja!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here