Home Kryesore Studentët bllokojnë rrugën. Ja kërkesat për MAS

Studentët bllokojnë rrugën. Ja kërkesat për MAS

0

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Të parët që e iniciuan këtë tubim, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.

Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘Ne nuk ikim’, ‘Anulo vendimin’, ‘turp, turp, turp’, ‘Jemi studentë, nuk jemi klientë’. Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe kreu i FRPD-së, Belind Kellici, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se “studentet janë me te vendosur se kurre për t’i thënë NDAL nje here e mire Edi Rames, Lindita Nikolles e cdo qeveritari tjeter qe tallet me te ardhmen e tyre 💪🏻”.
Kujtojmë se paralelisht, një tjetër protestë po zhvillohet në Universitetin e Elbasanit, ku studentët shprehen kundër tarifave të studimit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.