Home Sport Sulmi problem te Kukësi, të huajt kërkojnë shumë

Sulmi problem te Kukësi, të huajt kërkojnë shumë

0

Drejtuesit e Kukësit janë hedhur në sulm për të afruar një sulmues cilësor, që të mbajë peshën e sulmit në radhët e nënkampionëve. Kupat e Europës kanë një specifikë të veçantë, pasi cilësia duhet të bëjë diferencën, duke parë ekipet me mjaft peshë që janë pjesëmarrëse në këto kompeticione.

Drejtori sportiv i Kukësit po negocion me një mori lojtarësh për sektorin ofensiv, por akoma nuk ka diçka konkrete, për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarëve të huaj që kërkojnë për të ardhur në Shqipëri, të cilat variojnë nga 7 mijë deri në 15 mijë euro në muaj. Kukësi është duke negociuar me Petar Kuniç dhe Alesandro Kiaroki i Arau në Zvicër.

Ndërsa, në tregun shqiptar kërkohet Rexhinaldo, i cili do një pagë mujore 5 mijë euro në muaj. Ndërkohë, janë ndërprerë negociatat me Robert Ghansah, sulmuesin ganez të Al Shabab në Oman, po për çështje financiare.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here