Home Sport Talenti shqiptar: Nëse nuk më fton Serbia, luaj për Kosovën

Talenti shqiptar: Nëse nuk më fton Serbia, luaj për Kosovën

0

BEOGRAD- Djaloshi 18-vjeçar, Arton Zekaj ende nuk e ka vendosur se me cilën Kombëtare do të luajë. Ai ka lindur në Beograd nga dy prindër kosovarë.

Zekaj ka qenë kapiten i grupmoshave serbe. Mesfushori i talentuar është pjesë e kampionatit francez dhe aktivizohet me skuadrën e Lilles.

Në një intervistë për mediat në Beograd, djaloshi i ka çuar një mesazh të fortë Serbisë, teksa i ka bërë thirrje se nëse nuk e thërrasin në Kombëtare si kundërpërgjigje ai do të vijojë karrierën me Kombëtaren e Kosovës.

“Është e vërtetë që kam qenë kapiten te moshat e Serbisë dhe nuk jam ftuar në ndeshjet e fundit. Nuk e di çfarë të them, kamë qenë në dispozicion të përzgjedhësve, por që nuk kishte thirrje.

Nuk e di çfarë ka ndodhur. Jam kontaktuar nga trajneri Ilija Stolica dhe më tha se dëshironte t’i provonte disa lojtarë të tjerë.Por edhe pasi provuan lojtarët mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë. Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata që më duan më shumë, do të doja të vazhdoja me ata që kam nisur, por nëse nuk më duan nuk kam se çfarë të bëjë.

Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur dhe jam rritur, kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat dhe natyrisht se do të luaja për ta. Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë. Nëse nuk do të kem ftesë nga Serbia atëherë do të luaj për Kosovën”, tha ai për “Kurir”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.