Home Opinion Të ardhura bazë universale: Pse Elon Musk mendon se mund të jetë...

Të ardhura bazë universale: Pse Elon Musk mendon se mund të jetë e ardhmja

0

Të ardhurat bazë universale, një pagesë e pakushtëzuar që u jepet të gjithë qytetarëve për të siguruar gjërat thelbesore për një jetesë normale, është një ide e vjetër që siguron mbështetje nga anëtarët e të majtës dhe të së djathtës. Mbështetësit e shquar kanë qenë nga të gjitha fushat, dy prej tyre kanë qenë aktivisti i të drejtave civile Martin Luther King, dhe ekonomisti libertarian Milton Friedman. Administrata Nixon madje u përpoq të kalonte një ligj që do garantonte të ardhura bazë për të gjithë përmes Kongresit dhe dështoi për pak vota për shkak të mosmarrëveshjes se sa duhet të jetë paga.

Tani, debati mbi të ardhurat themelore universale po rihapet nga udhëheqës të industrisë dhe miliarderë që përfshijnë, ndër të tjerë, Mark Zuckerberg, Richard Branson dhe Elon Musk.

Teksa automatizimi afrohet, bota ballafaqohet me problemin e humbjeve të vendeve të punës. Një studim i Oksfordit  parashikon se 47 përqind e vendeve të punës janë në një rrezik të lartë të kompjuterizimit në dy dekadat e ardhshme. Më parë, autorët botuan një studim që dukej se ishte shumë më optimist për normën e zëvendësimit të punëtorëve. Studimi i tyre i fundit duket se sugjeron që punonjësit njerëzorë tani po humbasin garën kundër automatizimit.

Metodat me të cilat makineritë mund të mësojnë vetë pa ndihmën e njerëzve e kanë nxitur përpara inteligjencën artificiale  me një shpejtësi kurrë më parë  të parashikuar. Automatizimi është kthyer në normë për punët prodhuese gjatë dekadave të fundit, dhe shumë presin që punët manuale dhe punët në transport të jenë viktimat e ardhshme të “programeve të mençur”. Çfarë është disi tronditëse është parashikimi se punët e industrisë së shërbimit mund të jenë gjithashtu në rrezik shumë të lartë, pavarësisht se është një industri që ka përjetuar një nga rritjet më të mëdha në dy dekadat e fundit. Ndërsa makineritë vazhdojnë të kuptojnë modele gjithnjë e më komplekse, të kryejnë detyra gjithnjë e më të vështira dhe të kuptojnë botën rreth tyre, më shumë punë do të rrezikohen nga kompjuterizimi.

Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, parashikon se deri në 15 për qind e popullsisë botërore mund të humbasin vendet e punës për shkak të inteligjencës artificiale vetëngarëse, një teknologji e makinerive qe mësojnë vetë për të cilën Tesla po punon. Në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai në shkurt të vitit të kaluar, duke nënvizuar nevojën për të akomoduar një ndryshim të tillë kolosal, Musk pohoi, “Do të ketë gjithnjë e më pak punë të cilat një robot nuk mund ti bëjë më mirë se njerëzit.”

“Unë mendoj se do vendosim për të ardhura universale bazë,” tha ai. “Do të jetë e nevojshme. “Sipas Musk, një ekonomi e ndërtuar mbi automatizim mund të jetë efikase, duke ulur çmimin e mallrave dhe duke rritur produktivitetin. “Prodhimi i mallrave dhe shërbimeve do të jetë jashtëzakonisht i lartë,” shpjegoi Musk. “Me automatizimin do të ketë bollëk, pothuajse çdo gjë do të bëhet shumë e lirë”.

Nëse të ardhurat themelore universale janë të realizueshme, atëherë mund të lehtësojë barrën e një epoke të automatizuar. Ushqimi, strehimi, veshja dhe edukimi do të garantoheshin për të gjithë pavarësisht nëse mund të gjejnë punë. Më shumë gjasa, në një epokë automatizimi, mund të përballojmë menaxhimin e një programi të tillë. Varfëria e përhapur, e cila mund të jetë një kërcënim i madh në një botë pune të dominuar nga robotët, mund të shmanget tërësisht.

Ajo që mund të mos jetë e mundshme është përshtatja për zhvendosjen graduale. Nuk ka një afat kohor të dallueshëm për automatizimin. Ritmi mund të shpejtohet ose të ngadalësohet në çdo moment. Mund të vendosen taksa që do ngadalësojnë adoptimin ose inteligjenca artificiale mund të përjetojë një pengesë teknike dhe nuk do do jetë në gjendje të kryejë punë të kualifikuara, për shembull.

Me pak fjalë, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se si ose kur automatizimi do të përbëjë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore. Zhvendosja në automatizim mund të jetë më shkatërruese për ata që kanë vende  pune që janë në kërcënim të menjëhershëm kompjuterizimi, veçanërisht nëse procesi zgjat. Të ardhurat universale bazë mund të krijojnë një rrjet sigurie për punëtorët të cilët nuk kanë mundësi për arsim të lartë ose programe për trajnim.

Kur do të ishte koha më e mirë për të zbatuar të ardhurat universale bazë? Akoma më e rëndësishme, a është e mundur? Kundërshtarët e saj argumentojnë se dhënia e të ardhurave për të gjithë qytetarët është thjesht shumë e shtrenjtë. Por programet e mirëqenies mund të zëvendësohen në preferencë për të ardhurat universale bazë, gjë që mund të ulë kostot në përgjithësi.

Autori Rutger Bregman përmendi se zbatimi i të ardhurave bazë do t’i kushtonte SHBA-së 175 miliardë dollarë në vit, vetëm një e katërta e buxhetit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, në fjalimin e tij gjatë në TED Talk në mbështetje të të ardhurave universale bazë.

“Është krejtësisht e mundur,” i tha Bregman publikut. “Është plotësisht e realizueshme.”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here