Home Sport Te Barcelona e kritikojnë: ‘Vidal duhet të ndryshojë sjellje’

Te Barcelona e kritikojnë: ‘Vidal duhet të ndryshojë sjellje’

0

Tashmë gjithçka është e qartë, te Barcelona duhet të zgjidhin çështjen “Vidal”.

Mesfushori kilian u ankua në rrjetet sociale për minutat e pakta që i ka rezervuar trajneri i “blaugranave”, Ernesto Valverde.

Pep Segura, drejtor i përgjithshëm i katalanasve, nuk ka preferuar ta “zbusë” situatën, por ka kritikuar futbollistin për sjelljen e tij të pahijshme.

“Duhet të ketë respekt për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe klubin. Gjithsesi, mendoj se ai e ka kuptuar që postimet e tij kanë dëmtuar më vetë atë. Mendoj se shumë shpejt do të ndryshojë sjellje”, tha ai

Segura foli për një kuptim të dyfishtë që qëndrimit të Vidalit, duke parë edhe anët pozitive të shpërthimit të kilianit.

“Tregon që Arturo dëshiron të integrohet sa më shpejt te Barcelona, për ta ndihmuar skuadrën që të fitojë. Për këtë arsye është i mërzitur për minutat e pakta”, shtoi Segura.

Ky problem mund të zgjidhet në dy mënyra: e para, që futbollisti të reflektojë pas kthimit në skuadër nga impenjimet me kombëtaren dhe e dyta, që konsiderohet drastike, me largimin e Valverdes pas rezultateve të dobëta në javët e fundit të La Ligas.

Segura, për momentin, e përjashton hipotezën e dytë, edhe pse është herët për të folur për një rinovim të kontratës me trajnerin, me aktualen që i skadon në qershor.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.