Home Aktualitet Tenderi korruptiv te “Unaza”/ Basha: Ja kush do shkojë në burg

Tenderi korruptiv te “Unaza”/ Basha: Ja kush do shkojë në burg

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron pasoja për tenderin korruptiv te “Unaza e Madhe”. Në studion e “Opinion”, Basha tha se i pret burgu të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Pjesë nga intervista

Basha: Janë bërë disa propozimi si propozimi i pakërkuar i cili është abuzuar nga kjo qeveri dhe qeveria ime do ta heqë. Një tjetër praktikë e cila nuk ka egzistuar më përpara është fitimi i tenderave nga kompani që janë krijuar ditë para tenderit apo nga kompani të regjistruar në parajsa fiskale që do të ndalohet. Në shpalosjen e ligjit tonë antimafia për PPP dhe oligarkët ku tashme jo thjeshtë garantohet barasia, gara dhe konkurenca por gjithçka që është përfituar përmes pabarazizë në garë si mungesa e konkurentëve në rastin e Unazës së Madhe apo kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, si inicenerartorët e Arben Ahmetaj që janë regjistruar në Holandë, apo si rasti i kompanisë DH Albania të regjistruar disa ditë përpara tenderit e denoncuar nga opozita dhe tashme me fakte tronditëse nga Zëri i Amerikës, tani me propozimin tonë jo thjeshtë shkon në burg por pasuria e çdo kujt që ka qënë pjesë e transsaksionit si nga pjesa e kompanive private ashtu edh enga nëpunësit publikë shqyrtohet me mekanizmin e ligjit antimafia që do të thotë se nëse ata nuk justifikojnë dot pasuritë, atëhere pasuria e tyre konfiskohet.

Pra kemi propozimin tonë të ligjit antimafia. Një nga ligjet e patra që do të vendosim në fuqi është ky ligj. Thelbi ëhstë që ligji në vetë vetë nuk është problematik por korrupsionin është që ky ligj nuk zbatohet, në mënyrën se si vendosen kriteret. në çdo hap që kanë vendosur në Unazën e Madhe ti sot duhet të kishe një mega proces. Nuk do ti zente kafazi me hekura nëse do të vepronte Prokuroria.

Do të kishte 150 vetë aty, nga nënshkruesi më i thjeshtë i ARRSH-së deri tek ministry i Infrastrukturës do të duhet të ishin sot të pandehur, madje edhe kryeministrin pot ë kishte një Prokurori që vepron.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.