Home Editorial Tension, grushta, tym, gjak dhe një kryeprokurore

Tension, grushta, tym, gjak dhe një kryeprokurore

0

Arta Marku, zv. Prokurore e rrethit të Shkodrës, u zgjodh të hënën (18.12.2017) Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Në seancën e sotme plenare, e fundit për këtë vit, Znj. Marku u votua me 69 vota pro, 2 dy kundër dhe 2 abstenime.  Opozita zhvilloi një protestë  të paralajmëruar para parlamentit, ku morën pjesë rreth 3.000 vetë, deputetë, simpatizantë të dy partive partive opozitare, PD dhe LSI për të kundërshtuar atë që këto dy forca politike e quajnë „puҫ kushtetues” me qëllim „ kontrollin e Prokurorisë nga qeveria”.

Sipas opozitës Kushtetuta kërkon që kreu i organit të akuzës të zgjidhet me 84 vota ose 3/5 e 140 deputetëve të Parlamentit. Maxhoranca ka një interpretim tjetër të situatës. Ajo i është referuar dispozitave kalimtare në ligjin”Për  organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” për zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet kur, pas mbarimit të mandatit të ish Kryeprokurorit  Adriatik Llalla, më 5 dhjetor dhe mosngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) që ka kompetencën të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7 vjeҫar. Sipas ligjit miratimi i një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm mund të bëhet me 36 vota ose më shumë se ¼ e gjithë numrit të deputetëve. Opozita kërkoi që ish Kryeprokurorit Llalla t‘i zgjatej mandati edhe 2 vjet derisa të mbarojë vettingu i prokurororëve dhe të funksionojë KLP.

Albanien, Der albanische Oppositionsführer der Demokratischen Partei, Lulzim Basha (C), spricht mit seinen Unterstützern während einer Protestkundgebung gegen die Wahl des neuen Staatsanwalts vor dem Parlament in Tirana (Reuters/F.Goga)

Opozita hedh tym në parlament- rast i paprecedentë në historinë 25 vjeҫare të demokracisë

Protesta nisi paqësisht para parlamentit por situata u acarua kur protestuesit kërkuan të ҫajnë kordonin e forcave të rendit dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë për t’u futur në sallën e Parlamentit. Ndërhyrja e policisë për t’i penguar solli kundërshtimin e protestuesve. Dy policë u plagosën, njëri prej tyre ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pati lëndime fizike edhe nga rradhët e protestuesve dhe arrestime. Ambasada e SHBA në një deklaratë zyrtare paralajmëroi qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë t’i largoheshin zonës së protestës duke theksuar se ajo nga paqësore “mund të kthehet e dhunshme”.

Por brenda sallës së Parlamentit ndodhi një akt i paprecedentë në historinë 25 vjeçare të parlamentarizmit post- komunist në Shqipëri. Deputetë të opozitës, në kundërshtim me rregullat e Parlamentit, hodhën tym të kuq në drejtim të kryemnistrit Rama dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruҫi kur po kryhej procesi i votimit për kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.  Pati konfrontimim fizik në foltoren e parlamentit mes ish-kryemnistrit Berisha, deputetëve opozitarë nga njëra anë dhe punonjësve të Gardës së Republikës  në sallë kur Berishës nuk ia dha fjala nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruҫi, konfrontim që deri tani  besohej se i ishte lënë të shkuarës se konfliktualitetrit ekstrem mes paleve. Seanca u ndërpre, protesta u shpërnda dhe palët kundërshtare dolën me deklarata përkatëse.

Albanien, Unterstützer der Oppositionspartei konfrontieren die Polizei bei einem Protest gegen die Wahl des neuen Staatsanwalts vor dem Parlament in Tirana (Reuters/F.Goga)

Rama- askush nuk e ndal dot reformën në Drejtësi. Basha –  në fillim të janarit fillon vala e protestave  

Kryeministri Rama e quajti protestën e opozitës dhe ngjarjet e dhunshme në Parlament “shfaqjen më të fundit të përpjekjes së dëshpëruar të opozitës për të bllokuar reformën në drejtësi, ҫmimin e të cilës e paguan Shqipëria, që është në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE”.

„Shfaqje të tilla i bëjnë dëm Shqipërisë Ato i japin argumenta atyre që jo domosadoshmërisht duan që të hapen negociatat e anëtarësimi duke bërë që Shqipëria, të jetë i vetmi vend në historinë e integrimit europian të ish-vendeve komuniste ku opozita i kundërvihet reformës në drejtësi. Reformën në Drejtësi nuk mund ta ndalë askush. A mund të pranojnë BE dhe SHBA që kanë investuar shumë për kryerjen e kësaj reforme që Drejtësia të kapet nga qeveria përmes një puҫi kushtetues?, ” tha kryemnistri Rama.

Ai theksoi  se i kërkoi opozitës deri në minutën e fundi të bëhej pjesë e procesit të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe se zgjedhja e Arta Markut, vetëm me votat e maxhorances ishte e detyruar përderisa me gjithë kerkesën e tij të vazhdueshme për dialog. Vendim i opozitës pas ndërprerjes se seances per shkak te dhunes është fillimi i një vale protestash në të gjithë vendin në javën e parë të janarit.

“Morëm vendimin për të nisur një valë protestash popullore përtë ndaluar çmendurinë e kryeministrit që sot u bë edhe prokuror” tha kryetari i PD, Basha. Kryeprokurorja do të qëndrojë në këtë detyrë deri sa Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.