Tensione në Hipotekën e Vlorës, ish-shefat nuk pranojnë të lirojnë zyrat

Mëngjesin e sotëm në institucionin e Hipotekës në Vlorë ka plasur një revoltë nga ana e ish-drejtuesve të saj. Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Raportohet se shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës. BW

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.