Home Sport “The Sun” jep lajmin e madh: Junajtid ka zgjedhur Hysajn

“The Sun” jep lajmin e madh: Junajtid ka zgjedhur Hysajn

0

Media britanike “The Sun”, raporton se skuadra e Mançester Junajtid është gati të paguaj klauzolën prej 44 milionë paund, për të siguruar mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. Shkodrani i Napolit është një nga prioritetet e Murinjos për krahun e djathtë të mbrojtes.

Me Mateo Darmian që me shumë gjasa do të largohet drejt Juventusit, Mançesterit i lind e drejta për të kërkuar një mbrojtës të djathtë.

“The Sun” e cilëson Hysajn si një nga më të mirët në Europë, për rolin e tij dhe tregon se kërkohet nga disa klube të tjera të mëdha.

hysaj

Presidenti skuadrës napolitane nuk kërkon ta lëshojë Hysajn poshtë shifrës së përcaktuar në klauzolë, por 44 milionë paund, nuk është një shumë e lartë, për një skuadër si Mançester Junajtid.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here