Home Editorial T’i mësojmë kryeministrit Rama gjuhën shqipe

T’i mësojmë kryeministrit Rama gjuhën shqipe

0

Vetë pak kohë më pare, kryeministri ynë i vendit Rama me arrogancën e tiij ironizoi nga Shkodra gazetarin duke i “tërhequr” vëmendje se nuk thuhet “mankth”, por “makth”.

Këtë gjë e bëri edhe me kolegun tjetër në dalje të parlamentit për shkak të theksit të tij verior i “tregoi” se nuk thuhet “çeveria”, por “qeveria”.

Sot kryeqeveritari i shqiptarëve reagoi me 4 fjali për ndërtimin e HEC-eve në lumin Osum.

Në 4 fjali Rama ka bërë të paktën 4 gabime.

Në një reagim që është madje edhe i vështirë për t’u dëshifruar, pasi Rama duket se bën një mea culpa të katër viteve të mëparshme duke e pranuar se është dhënë leja për këtë HEC, por thotë edhe se do të bëjë kallëzim penal për shkelësit e ligjit.

Reagimi i kryeministrit

KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse (qysh se) u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen (kallëzohen) në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet (anulohet)

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje (pa dashje) mund të jenë duke gabuar

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here