Tiziano Ferro tregon për herë të parë propozimin romantik të partnerit të tij: Qava…

0

Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë.

Këngëtari i njohur italian është martuar mbrëmjen e djeshme në një vilë në provincën e Sabaudias me partnerin e tij 54-vjeçar Victor Allen, i cili është aktualisht pronar i një agjencie marketingu.

Sipas “Corriere della Sera”, ceremonia e tyre martesore ka qenë tejet intime, me rreth 40 të ftuar.

Por së fundmi për revistën Vanity Fair këngëtari italian eksluzivisht ka rrëfyer propozimin që mori nga partneri i tij, pas të cilit Ticiano ka qarë për rreth 20 minuta.

“Në Ditëlindjen time, më pyet nëse do t’i përgatis atë që ai quan ‘novio coffee,’ një pije që e kam shpikur unë – një kafe me lajthi, e ëmbëlsuar me panë dhe kanellë. Diçka që mezi përtypet e që i pëlqen vetëm atij. Me vete mendoja: s’më besohet, për ditëlindjen time, duhet t’ia bëj unë kafenë? Sidoqoftë, ia përgatis. Ai më thotë: “Kam blerë dy filxhanë. Kam gdhendur secilin”… Unë, gjithnjë e më i bezdisur marr në dorë një që shkruan “amore” në italisht. Ai: “Shiko dhe tjetrin.” E marr në dorë dhe filloj të lexoj. Në italisht, shkruhej: vuoi sposar… (do të martohesh me mua). Kthehem e shoh dhe Victor është ulur në gjunjë dhe mban në dorë një kuti nga Tiffany. Humba kontrollin e vetes. Mbaj mend vetëm që më shkundeshin shpatullat: kam qarë për njëzetë minuta pa thënë asnjë fjalë”; ka rrëfyer ylli italian .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.